Telenews

Martin Berishaj thotë se nuk e njeh kryeministrin e Sllovenisë: Kurrë nuk kam qenë në kontakt me të

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili njihet për skandalin e madh financiar me kompaninë GEN ka reaguar përsëri.

Përmes një postimi në Facebook, Berishaj ka thënë se nuk e njeh kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob.

Sipas tij, ai kurrë nuk e ka takuar dhe asnjëherë nuk ka pasur kontakt me të, duke i cilësuar raportimet ndaj tij si lajme të rrejshme.

”Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, z. Robert Golob nuk e njoh, kurrë nuk e kam takuar në jetën time dhe nuk kam qenë kurrë në kontakt me të, kështu që pavarësisht asaj se sa herë do ta ricikloni lajmin e rrejshëm, ai vetëm lajm i rrejshëm mbetet!”, ka shkruar Berisha

Ndërkohë, kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob ka folur për raportimet ku përmendet ai dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në aferën për shpëlarje të parave.

Golob në një televizion slloven ka thënë se të gjitha këto raportime janë trillime të pastërta. Sipas tij më vonë u zbulua se Berishaj është mik personal i Janez Janshas, kryetarit të SDS.

 

Të ngajshme

“Jepni dorëheqje”, protestuesit kërkojnë llogaridhënie para Ministrisë së Drejtësisë

Rrezarta Ramaj

Lajm i mirë nga Roma, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin, ndërhyrja i shpëton syrin

Rrezarta Ramaj

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Rrezarta Ramaj