Telenews

Martohet reperi shqiptar, Dardan

Reperi i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Dardan, i ka dhënë fund beqarisë me një ceremoni dasme të organizuar mbrëmë në rreth të ngushtë familjar e miqsh të afërt.

Dasma është mbajtur larg syrit të publikut, ndërsa çifti kishte vendosur që ngjarja të ishte sa më private dhe pa bujë mediatike.

Megjithatë, privatësia nuk ka zgjatur shumë.

Foto: Screenshot/TikTok

Një video e shkurtër e publikuar në TikTok u shpërnda me shpejtësi dhe bëri që ceremonia intime të kthehej në krye-temë në rrjete sociale dhe media.

Në pamje, Dardan shihet i veshur me kostum tradicional shqiptar, duke nderuar rrënjët e tij.

 

Ndërsa bashkëshortja, Hava, këngëtare boshnjako-turke mjaft e njohur shihet e mbuluar me flamurin kuq e zi, simbolikë që emocionoi shumë fansa shqiptarë.

Pavarësisht se nuk pati shumë publikime zyrtare, ky hap i madh në jetën e tyre ka marrë menjëherë vëmendje të madhe.

 

Çifti pritet të mbetet në qendër të interesit edhe ditët në vijim, ndërsa fansat janë kureshtarë të mësojnë më shumë detaje nga dasma e tyre private.

Të ngajshme

Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta moderatorja e njohur kosovare

Valjeta Turkaj

Orlando Bloom flet pas ndarjes nga Katy Perry: Ka vetëm dashuri

Valjeta Turkaj

22-vjeçarja me origjinë kosovare shpallet Miss Finlanda 2025

Valjeta Turkaj