Telenews

Mbappe thyen hundën – s’operohet menjëherë, pritet të luajë me maskë

Superylli i futbollit francez, Kylian Mbappe, ka thyer hundën gjatë ndeshjes së fundit ndaj Austrisë, të hënën mbrëma.

Federata e Futbollit të Francës ka konfirmuar lajmin përmes një komunikate zyrtare, duke njoftuar se Mbappe është kthyer në kampin e Francës pas kontrolleve mjekësore të kryera menjëherë pas incidentit.

Federata ka deklaruar se Mbappe do të trajtohet në ditët në vijim, por nuk do t’i nënshtrohet operacionit menjëherë.

Një maskë speciale do të përgatitet për sulmuesin francez, në mënyrë që ai të mund të rikthehet në fushë sa më shpejt pas periudhës së trajtimit.

“Kyliani do të trajtohet në ditët e ardhshme, por nuk do t’i nënshtrohet operacionit menjëherë. Një maskë do të bëhet gati për Mbappe-n që ai të mund të kthehet në fushë pas periudhës së trajtimit,” ka shkruar Federata Franceze në komunikatën e saj.

Ndërsa Federata nuk ka saktësuar ende se sa do të zgjasë periudha e rikuperimit të Mbappe-s, kjo është një goditje e madhe për ekipin francez.

Fitore e “vështirë” ndaj Austrisë

Franca arriti të shënojë një fitore të vështirë ndaj Austrisë, por lëndimi i Mbappe-s ka qenë një shqetësim i madh për ekipin dhe tifozët.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1:0 për francezët, pa pasoja në rezultat pas lojtarëve të lënduar.

Pas ndeshjes ai kërkoi ndihmën e tifozëve në X, duke kërkuar nga ta ndonjë ide për maskë.

“Ide për një maskë?”, ka shkruar Mbappe dhe pothuajse të gjithë fansat postuan një foto të ngjashme në komente, ku shihet ai me fytyrën maskë të breshkës.

 


source

Të ngajshme

“Lojtari më i mirë në histori” – Lamine Yamal flet me admirim për Messin

KushtrimGuraj

I humbi 6 kilogramë, zbulohet arsyeja se pse u helmua Mbappe

Valjeta Turkaj

Muriqi e vazhdon kontratën me Mallorcën deri në vitin 2029

Valjeta Turkaj