Gjatë fundjavës që lamë pas, kontingjenti danez i misionit të udhëhequr nga NATO – KFOR, organizoi Marshimin tradicional DANCON në Kosovë, një aktivitet që daton që nga viti 1972 dhe që nderon veteranët e plagosur.
Më shumë se 800 ushtarë të KFOR-it, nga vende të ndryshme, siç thuhet, morën pjesë në këtë marshim 27-kilometërsh, duke bartur secili nga të paktën 10 kilogramë dhe duke përfunduar sfidën brenda 8 orëve.
“Ky marshim shërben si një mundësi për të forcuar gatishmërinë ushtarake, për të ndërtuar frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për të rritur kapacitetet e përbashkëta”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.
https://www.facebook.com/NATOKFOR/posts/1005614121670721?ref=embed_post