Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (U.S. Central Command) ka dhënë më shumë detaje për sulmet e kryera mbrëmë ndaj ishullit Kharg , një qendër kyçe për shpërndarjen e naftës së Iranit.
Sipas saj, sulmet kanë shënjestruar objektiva ushtarake në ishull, por jo infrastrukturën e naftës.
Komanda Qendrore tha se depot e ruajtjes së minave dhe bunkerët e magazinimit të raketave ishin ndër më shumë se 90 objektet ushtarake që u goditën gjatë operacionit, duke theksuar se sulmet u kryen “duke ruajtur infrastrukturën e naftës”.

