Telenews

Mblidhet Bordi i FC Prishtinës, Haradini demanton Ejupin

Klubi i futbollit Prishtina vazhdon të përballet me një krizë të brendshme. Thirrja e Kuvendit Zgjedhor po del të jetë zgjidhja e këtyre problemeve, mirëpo mbajtja e zgjedhjeve të brendshme nuk është caktuar ende.

Prishtina ka mbajtur një kuvend zgjedhor më 12 korrik, në të ciën përpos emërimit të bordit të ri teknik të klubit nuk ishte marrë ndonjë vendim rreth organizimit të klubit para nisjes së stinorit të ri, përpos shtyrjes së mbajtjes së kuvendit për një muaj.

Shtyrja për një muaj e kuvendit zgjedhor konsiderohet hap i vonshëm, i cili mund t’i sjellë pasoja klubit, ka pohuar Rrahman Haradini, raporton Paparaci.

Aksionari më i madh i klubit ka thënë sot në një deklarim për Paparacin se mbajtja e kuvendit zgjedhor për datën 12 gusht është shumë e vonshme për shkak të fillimit të edicionit të ri garues në Superligën e Kosovës.

“Data 12 gusht është shumë vonë, duke pasur parasysh fillimit e edicionit të ri garues në Superligë”, ka thënë Haradini.

Haradini ka theksuar se sot do të mbahet një mbledhje mes bordit të ri teknik të caktuar në kuvendit e fundit, ku tema kryesore e diskutimit do të jetë ndryshimi i datës së mbajtjes së kuvendit zgjedhor.

“Sot do të takohet bordi teknik ku do të diskutohet rreth problemeve financiare dhe ndryshimi i datës për mbajtjen e kuvendit zgjedhor, pasi që është shumë vonë”, shtoi ai.

Bordi i ri teknik i klubit prishtinas përbëhet nga: Rrahman Haradini, Remzi Ejupi, Sinan Vllasaliu, Ismet Begolli, dhe Hakif Gashi.

Haradini ka demantuar aksionarin e dytë më të madh në klub, Remzi Ejupin, lidhur me interesimin e investitorëve për blerjen e aksioneve të FC Prishtina.

Ai tha se momentalisht s’ka asnjë të interesuar për blerjen e aksioneve të klubit, siç kishte thënë Remzi Ejupi në një deklarim vitin e kaluar.

“Deri tani me aq sa di unë nuk ka asnjë të interesuar për blerjen e aksioneve, jemi aksionarët e njëjtë, ndërsa nuk di nëse është interesuar ndokush. Të paktën jo tek unë”, përfundoi Haradini.

Pas shpalljes kampion dy vjet më parë, bardh e kaltrit e mbyllën stinorin në pozitën e pestë në tabelë në stinorin paraprak.

Te Prishtina janë zotuar se ky vit do të jetë vit i ndryshimit, madje epokën e re e kanë filluar me zyrtarizimin e trajnerit Ismet Munishi.

Të ngajshme

Kryevepër nga Tare, Milan transferon yllin e Bayernit me kosto zero

KushtrimGuraj

Gjithçka është gati për ceremoninë e nesërme të çmimeve të FIFA të njohur si The Best: Kush do të jetë futbollisti më i mirë në botë?

KushtrimGuraj

“E kanë lënë vetëm”, drejtori i Bayer Leverkusenit kritikon Real Madridin për trajtimin që po i bën Xabi Alonsos

KushtrimGuraj