Telenews

Mblidhet Grupi Koordinues Kundër Dhunës në Familje, Ministrja Haxhiu kërkon veprime konkrete dhe jo fjalë

Ministria e Drejtësisë ka mbledhur Grupin Koordinues Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, ku e para e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se lufta ndaj dhunës në familje mbetet e pakompromis.

Haxhiu kërkoi të ndërmerren veprime konkrete dhe rezultatet të jenë ato të cilat e dëshmojnë përkushtimin institucional në ngritjen e efikasitetit të institucioneve përgjegjëse.

Në këtë takim, grupi i kryesuar nga koordinatorja kombëtare, Nita Shala, adresoi pesë pika diskutimi, ku u raportua nga institucionet përgjegjëse progresi drejt zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

Më poshtë gjeni pesë pikat e plota të adresuara për diskutim nga Grupi Koordinues:

U raportua nga institucionet përgjegjëse progresi drejt zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.Së bashku me kryetaren e Komisionit Parlamentar për të Drejta të Njeriut, znj. Duda Balje, u diskutua mbi zhvillimet drejt hartimit të projektligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje;U raportua mbi punimet e Grupit të Përgjigjes Emergjente dhe hapave drejt krijimit të Komisionit Profesional që do të bëjë analizën e dakorduar nga anëtarët e Grupit të Përgjigjes Emergjente;U diskutua mbi databazën për mbrojtje nga dhuna në familje, rëndësinë dhe potencialin e saj si dhePlanifikimi i fushatës sensibilizuese “16 ditë aktivizimi kundër dhunës në familje”.

Të ngajshme

Për 13 net me radhë, Prishtina proteston edhe sonte për çlirimtarët

Yllka Gashi

“Varfëri intelektuale”, Meliza Haradinaj reagon për rezolutën e propozuar në Kuvend

Yllka Gashi

Çka është biseduar në takimin Kurti-Hamza, kjo është përgjigjja e deputetit të PDK-së

Yllka Gashi