Sot me fillim nga ora 09:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit.
Bëhet e ditur se në rendin e ditës janë tri pika kryesore.:
Rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
- Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
- Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-007 për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes,
- Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-040 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-044 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,
- Emërimi i tre (3) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për formimin e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

