Telenews

Mbresa për Xhulin: Nuk preket njeriu në disa pika -VIDEO

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Mbresa gjatë darkës së konkurrentëve të nominuar është pyetur edhe rreth relacionit të saj me Xhulin, që së fundmi duket të ketë pësuar “një krisje”.

“Pse tu hapën sytë kaq vonë për Xhulin dhe si banore e ardhur më vonë, a mendon që duhet të ishe më e përgatitur për Xhulin?”, ka qenë një pyetje drejtuar Mbresës.

“Unë kam cilësuar ngacmimet e Xhulit si të pa dëmshme. Mua nuk mundet të më bëjë nervoz me qumësht dhe me tesha. Kohëve te fundit disa gjëra që ka bërë Xhuli me të tjerët, mua më kanë bërë që te mendojë gjërat më thellë”, ka thënë Mbresa.

“Kur e kam parë që e ka ngacmuar Melisën për vëllanë e saj, duke insistuar ta dijë arsyen pse nuk mundet t’ia prek vëllanë. Nuk preket njeriu në disa pika”, ka shtuar ajo pos tjerash. /Telenews.al/

Të ngajshme

“Ishte tekanjoz, kërkonte…” – Grimieri shqiptar tregon detaje nga bashkëpunimi me George Mazonakis: Ishte besimtar…

Yllka Gashi

Aktori shqiptar në rol kryesor, ky është seriali turk që po rrëmben audiencën –

KushtrimGuraj

Kështu dukej Shyhrete Behluli në vitin 1980

Yllka Gashi