Kampioni i Kosovës, Ballkani ka zhvilluar një pjesë të parë fantastike ndaj Viktoria Plzen, por që nuk arriti të shënonte gol.
Ballkani e nisi më mirë takimin, duke tentuar ta zë në befasi kundërshtarin që është duke u mbrojtur me pesë mbrojtës, por e kishte të pamundur.
Therndasit provuan nga goditjet e dënimit me skemat e përgatitura, por që nuk kishin fat në shënimin e golit.
Nga ana tjetër mysafirët kishin vetëm një rast konkret që përfundoi në duart e Enea Koliqit.