Telenews

MC Beka emocionohet dhe përlotet kur dëgjon zërin e të atit në BBVK

mc-beka-emocionohet-dhe-perlotet-kur-degjon-zerin-e-te-atit-ne-bbvk

Është duke u zhvilluar ‘Prime’ i radhës në Big Brother VIP Kosova.

Këtë natë kanë nisur befasitë nga produksioni dhe një i tillë iu bë reperit MC Beka.

Ai ishte i ftuar në dhomën e kuqe, gjersa në një bisedë me prezantuesit u zbulua se javën që shkoi i ishte rënduar paksa gjendja emocionale këtë javë, pasi babai i tij kishte probleme shëndetësore dhe duhej t’i nënshtrohej një operacioni.

Moderatorët i treguan se operacioni i shkoi me sukses dhe se tani gëzon shëndet të plotë.

Krahas kësaj, Beka u emocionua në një moment kur u lëshua zëri i të atit ndërsa e përshëndeti.

“Bekë paç shëndetin ti dhe gjithë ata miqtë që i ke përreth. Të fala nga abeja dhe nga krejt familjarët dhe më shumë prej meje”, ka nisur fjalimi i babait të artistit shqiptar.

“Të gjithë jemi mirë dhe për këndej nuk ke çfarë mërzitesh hiç. Vazhdoje lojën ti je më i miri, dhe ti mund të ia dalësh. Po të përshëndes, nuk ka me u mërzit”, përfundon letra që i dërgoi të birit.

Në mbrëmjen e sotme (e hënë) banorëve iu bashkua Andi Artani si dhe banorja e re Gigliola Haveriku, të cilët po qëndronin në ‘Dhomën e Sekreteve’.

Të ngajshme

Bebe Rexha befasohet live nga prindërit dhe kunata në emisionin e famshëm amerikan –

KushtrimGuraj

Kjo është kënga që Dolly Parton zgjodhi dikur për funeralin e saj

Yllka Gashi

Martohet bija e Jasharajve, Feride Jashari kurorëzon dashurinë me Orges Racaj

KushtrimGuraj