Telenews

MC Kresha dhe Lyrical Son lansojnën këngën e re

Mbrëmë (e mërkurë) është publikuar një tjetër këngë me videoklip e reperëve: MC Kresha dhe Lyrical Son.

Dyshja e famshme kanë sjell të kompletuar nga ana vizuale një tjetër projekt nga albumi “Muzikë me qalldis” që titullohet “Jerëm”.

Teksti është shkruar nga vet artistët, kurse për ‘beat’-in është përkujdesur Press Play.

Producimi u bë po ashtu në studion e PINT me video nga Fati Tv.

Me t’u lansuar, ky projekt u prit jashtëzakonisht mirë nga fansat e dyshes së njohur të estradës.

Për pak orë kanë grumbulluar mijëra klikime në platformën YouTube, në kanalin e PINT.

Ata tashmë kanë sjell edhe disa këngë të tjera me klip nga albumi i tyre i radhës, ku përfshihen disa bashkëpunime me emra të njohur të skenës. /Telenews.al/

Të ngajshme

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre –

KushtrimGuraj

Listës së banorëve të BBVA 6 i shtohen edhe këto 6 emra

Rrezarta Ramaj

Pse Miranda Kerr refuzoi ftesën për sfilatën e Victoria’s Secret? Një parandjenjë që nuk mund ta injoronte!

Rrezarta Ramaj