Telenews

MC Kresha dhe Lyrical Son publikojnë bashkëpunimin me Lumi B

Tre prej rap-artistëve më të njohur dhe më të suksesshëm të estradës shqiptare, MC Kresha, Lyrical Son dhe Lumi B janë bërë bashkë për një bashkëpunim.

Treshja e famshme kanë lansuar këngën me titullin “Hustler për burek” të cilën e sollën të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kënga është prodhim i produksionit “Pint”, ndërsa për tekstin u kujdesën vetë reperët. Videoklipi u realizua nga Fati.tv ndërkohë ‘beat’ u punua nga Big Bang.

Projekti tashmë gjendjet në kanalin zyrtar të ‘Pint’ në Youtube dhe të tjera platforma digjitale.

Theksojmë që ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, i fundit nga treshja e artistëve ishte kënga “Maje” që e lansuan në dhjetor të vitit 2021.

Ndërkohë, krahas projekteve të reja të tre mbesin tejet të angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore.

Të ngajshme

Dantella rikthehet fuqishëm: Modelet më të bukura të veshjeve dhe aksesorëve

Rrezarta Ramaj

Zbulohet shkaku i vdekjes së modeles Sahara Ray

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi në kërkim të qenushes së zhdukur, ofron 2 mijë euro shpërblim për atë që e gjen –

KushtrimGuraj