Telenews

MC KRESHA PËR VIDEON KU THËRRET EZANIN: KISHA PAK TURP, POR ISHTE PËRVOJË E JASHTËZAKONSHME

Reperi i njohur shqiptar, MC Kresha, i befasoi të gjithë pak ditë më parë kur thërriti ezanin në një xhami të Mitrovicës.
Ai ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, për të folur pak më shumë rreth kësaj eksperience.
“Kisha pak turp por meqë një shoku i imi kërkoi ta thërrisja për mua ishte privilegj. Sepse kjo thirrje nuk i bëhet çdokujt. E kanë bërë edhe kolegë të tjerë dhe nuk është asgjë e keqe, përkundrazi. E bukura e Ramazanit është se ne agjerojmë që të bashkëndjejmë me ata që nuk kanë. Shoku që më thirri më tha që kisha emocione dhe kjo e bëri të veçantë”, tregoi reperi mitrovicas.

Interpretuesi i hitit “Psikopatja jote” theksoi gjithashtu se është një mysliman i devotshëm dhe mjaft i përkushtuar ndaj fesë islame e posaçërisht në Ramazan.
I njëjtoi tha se e mendon më ndryshe karrierën e tij kur fëmijët e tij të rriten, në mënyrë që të jetë një shembull sa më i mirë për ta.
“Muzika hip-hop duhet të dalë unë të këndoj ‘hajde zemër dridhe’ e djali im ta dëgjojë, ndërkohë që është 20 vjeç për shembull. Ideja është që nëse bëhem me familje, nuk do mundem të jem prindi i duhur për fëmijët e mi. Dhe për mua është shumë e rëndësishme. Është gjëja më e rëndësishme në botë të jem prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo gjë ka ciklin e vet, publiku më ka rritur se unë kam qenë i mirë”, shpjegoi reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kreshnik Fazliu.

Reperi përndryshe po vazhdon ende të shijojë suksesin e albumit më të fundit me Lyrical Sonin, gjersa ky i fundit në një intervistë të dhënë javën e kaluar në “Barber Shok”, pranoi se label-i PINT shumë shpejt do të sjellin edhe pjesën e dytë të albumit. 

Të ngajshme

Nxehet Adri, i drejtohet Blerandos me këtë fjalë të ashpër

Donat Hashani

Puthje mes Lumbardhit dhe Albyt

Hafize Elshani

Një ditë pas Ditës së Flamurit, Drake sjell këngë ku ka të veshur xhaketë kuq e zi

Donat Hashani