Telenews

Me armë në dorë, gruaja u ul me karrige në qendër të autostradës

Një incident i pazakontë dhe i rrezikshëm ka ndodhur të enjten pasdite në qytetin e Houstonit, Teksas, kur një grua e armatosur krijoi kaos në autostradën I-45, një nga më të ngarkuarat në zonë.

Ngjarja nisi rreth orës 13:30 me orën lokale, kur gruaja ndaloi makinën në mes të rrugës, nxori një karrige nga bagazhi dhe u ul në korsinë kryesore të trafikut, duke penguar qarkullimin dhe krijuar panik.

Sipas raportimeve nga televizioni lokal KWTX 10, një zyrtar policie bëri të ditur se gruaja “e kishte kthyer automjetin drejtpërdrejt në rrugën e një kamioni të madh”, gjë që çoi në një përplasje.

Menjëherë pas përplasjes, gruaja nxori një armë zjarri dhe nisi një përballje të tensionuar me forcat e policisë, që zgjati disa orë.

Autoritetet bënë të ditur se askush nuk është lënduar rëndë gjatë incidentit, dhe se gruaja është arrestuar pa pasoja fatale.

Të ngajshme

Djali i Jakup Krasniqit: Kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar, babai mund të mos jetë gjallë –

KushtrimGuraj

Lushtaku publikon foton e Gërvallës me flamurin e Serbisë: Tradhtare e kombit –

KushtrimGuraj

“Jo në emrin tim” – Në natën e tretë, nis protesta në zemër të Prishtinës kundër vendimit të Speciales –

KushtrimGuraj