Telenews

Me çaj rusi e shalqi, Mc Kreshën dhe Capital T i bën bashkë gjysmëfinalja e Botërorit të Klubeve

Në një atmosferë miqësore dhe sportive, MC Kresha dhe Capital T kanë kaluar një mbrëmje të paharruar së bashku duke ndjekur gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve mes PSG-së dhe Real Madridit.

Të dy ikonat e hip-hopit shqiptar janë bashkuar në një ambient të ngrohtë familjar, duke treguar se përtej skenës muzikore, ata ndajnë edhe pasione të përbashkëta – siç është futbolli.

Në këtë mbrëmje sportive nuk munguan as Denk, artisti i ri që po bën emër në skenë, si dhe Visari, producenti i afërt i Trimit (Capital T). Katërshja u shoqërua me pije të gazuara, çaj rus dhe një detaj krejt veror – shalqi, që solli një kontrast të këndshëm me emocionet e ndeshjes.

Të ngajshme

Meta kërkon sërish lirimin nga burgu, dorëzon kërkesën në Gjykatën e Lartë

Yllka Gashi

Kosova vendos detyrim shtesë për importin e farës së grurit nga Serbia

Yllka Gashi

Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive, ky është rendi i ditës

Yllka Gashi