Telenews

“Më dëgjoni”, tifozët e Barcelonës duan që një yll i Real Madridit të luajë për ta sezonin e ardhshëm

“me-degjoni”,-tifozet-e-barcelones-duan-qe-nje-yll-i-real-madridit-te-luaje-per-ta-sezonin-e-ardhshem

Rodrygo Goes mund të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

Anësori brazilian thuhet se është i pakënaqur me rolin e tij, duke u ndjerë i lënë në hije nga treshja yjore e klubit: Kylian Mbappe, Vinicius Jr dhe Jude Bellingham.

Disa tifozë të Barcelonës shpresojnë që klubi i tyre do të përfitojë nga situata dhe do ta sjellë atë në Camp Nou.

“Eja te Barca, o Zot. Do të kesh gjithë respektin e botës. Deco, bëji një ofertë Perezit!”, shkroi një tifoz.

Një tjetër tifoz komentoi: “Rodrygo, nëse do të hakmerresh ndaj minjve që drejtojnë Madridin, dyert janë të hapura”

Vlera e Rodrygos në treg aktualisht vlerësohet në 100 milionë euro.

Të ngajshme

Julian Alvarez drejt largimit nga Atletico, Barcelona gati ta transferojë

KushtrimGuraj

Drita kampione e Kosovës

Blearta

Messi nuk e ka harruar Neymarin, do ta shoh në Kupën e Botës

Valjeta Turkaj