Telenews

“Më fal për gjithçka, ndoshta që të kam lënduar”, takimi i Labit dhe Dafinës pas pajtimit

“me-fal-per-gjithcka,-ndoshta-qe-te-kam-lenduar”,-takimi-i-labit-dhe-dafines-pas-pajtimit

“Më fal për gjithçka, ndoshta që të kam lënduar”, takimi i Labit dhe Dafinës pas pajtimit

Edhe pse dukej që miqësia e moderatorit Labinot Gashi dhe këngëtares Dafina Zeqiri nuk do të ketë ndonjë rikthim, e kundërta u vërtetua në muajin dhjetor.

Dafina mori pjesë në organizmin e 25-vjetorit të karrierës së Labit ku të dy patën shumë emocione.

“Jam me fat, faleminderit që ke qenë pjesë e këtyre 25 viteve të mia. Jam rritur me ty, je rritur edhe ti me Labin, e mira është që sonte festojmë bashkë aq më tepër që ky vit ka qenë viti më i bukur në botë pasi je bërë nënë”, iu drejtua ai.

 Foto: Facebook

Tutje vazhdoi: “Daf më fal për gjithçka, ndoshta që të kam lënduar ndonjëherë”.

“Unë nuk po di çfarë të shtoj sepse më more fjalën prej gojës. Jam shumë e lumtur për ty, për familjen tënde. Të uroj jo 25 po 100 vite karrierë se e meriton”, tha ajo.

“E di edhe vet, që 18 vjet më kanë dashur të mësohem të flas sepse di vetëm të këndoj. Suksese dhe po shpresoj që do të kënaqemi së bashku”, shtoi mes tjerash Zeqiri.

Dafina dhe Labi nuk kanë folur për një kohë pasi kishin një hatër-mbetje me njëri-tjetrin.

Të ngajshme

Legjendari Rowan Atkinson feston ditëlindjen e 71-të: Fakte të pazakonta për jetën e tij

Valjeta Turkaj

Publikohet një fotografi e rrallë e Dua Lipës, me prindërit

Valjeta Turkaj

Si martesa iu kthye në ferr – rrëfimi prekës i Hygerta Sakos

KushtrimGuraj