Telenews

“Më fyen djersën dhe gjakun tim”, reagimi i fortë i Drilon Hajrizit ndaj FBK-së

Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës për injorimin që sipas tij ka marrë.

Hajrizi shkroi se vitin e kaluar ishte më i miri, duke rrëfyer se nga salla e operacionit dhe me fasha në kokë, shkoi direkt në Minatori për të mbështetur ekipin, duke dhuruar shpirtin, djersën dhe zemrën për kampionatin.

“Ky veprim i Federatës më fyu gjakun, djersën dhe rezultatet. Sido që të jetë, ata e fyen veten. Unë nuk ndalem kurrë! Do të luftoj për Kosovën, për Mitrovicën, për Trepçën”, shkroi Hajrizi.

Ai ndër tjerash theksoi se Dardan Berisha është lojtar emblematik i Kosovës, por vitin e kaluar unë ai ishte më i miri në Superligën e Kosovës.

 

Të ngajshme

Kane për Kupën e Botës: Vetëm fitorja do të kënaqë të gjithë Anglinë

KushtrimGuraj

Goditje për Scudetto: Milan transferon yllin e Serie A në merkaton e janarit

KushtrimGuraj

Transferim strategjik: Real Madridi monitoron situatën e një lojtari të Al-Hilal

KushtrimGuraj