Telenews

“Më kanë keqpërdor”- Sabit Geci mohon të jetë konvertuar në katolik

 

 

Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci, ka mohuar pretendimet e Famullisë së Shën Mihillit në fshatin Doblibarë të Gjakovës, se është konvertuar në katolik dhe se ka ndryshuar emrin.

Geci, në një prononcim për Insajderin ka thënë se vizitën e ka realizuar në shenjë respekti për, siç u shpreh ai, njerëz që punojnë për interes kombëtar. Megjithatë, sipas Gecit, një vizitë e tillë iu është keqpërdorur.

LEXO EDHE KETE

“Më kanë keqpërdor”- Sabit Geci mohon të jetë konvertuar në katolik

“Nuk pagëzohna kur unë s’besoj në asnjërën. Unë jam shku e kam vizitu edhe xhaminë edhe përmendoren “Zahir Pajaziti” dhe jam shku e kam vizitu kishën. Por unë kam gjithmonë respekt për njerëz që punojnë për interes kombëtar, unë ata shkoj i vizitoj. Dëgjo, unë t’kisha besu, po more ndërroj, s’është problem ajo punë. Por, unë nuk besoj fare”, deklaroi ai.

Geci, tutje, “sulmoi” me fjalë pak edhe disa nga hoxhallarët, duke thënë se s’shkon ta vizitojë Shefqet Krasniqin, Mazllum Mazllumin e Omer Bajramin.

Megjithatë, sipas famullisë së Shën Mihillit Sabiti e ka ndërruar edhe emrin, tani e tutje do të quhet Kastriot.

“Kastriot, unë po të pagëzoj në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt! Amen”, thuhet në njoftimin e Famullisë, teksa ia kanë bashkëngjitur fotografinë e Gecit, me shallin e pagëzimit në qafë. /Telenews//

Të ngajshme

BE-ja shpreh keqardhje të thellë për planin e ShBA-së për të dyfishuar tarifat e çelikut

Valjeta Turkaj

Vdes i riu që u plagos në Mal të Zi, është nga Shipoli i Mitrovicës

Valjeta Turkaj

Berisha godet të vetët: Kërkuan rinumërim të votave, zgjodhën rrugën e gabuar

Donat Hashani