Telenews

Më në fund mund t’u themi lamtumirë “pasqyrave të lagura”

Një kompani japoneze, Car Mate, do të prezantojë në SHBA një “foli” për pasqyrat anësore të makinave, gjatë panairit CES në janar.

Produkti, i quajtur Zero Wiper Film-Type Side Mirror, u shfaq fillimisht në Japan Mobility Show 2023 dhe premton dukshmëri më të mirë në kushte shiu.

Ai ngjitet direkt mbi pasqyrë dhe bën që pika­t e ujit të rrëshqasin pa u kapur në sipërfaqe.

Ai është i përshtatshëm për shumicën e pasqyrave moderne, edhe pse nuk mbulon skajet e jashtme, duke lënë një brez të vogël të dukshëm.

– YouTube  www.youtube.com

Car Mate pretendon se produkti mund të zgjasë deri në gjashtë muaj para se të kërkojë zëvendësim.

Çmimi dhe disponueshmëria në SHBA pritet të konfirmohen së shpejti.

Të ngajshme

Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në Android

KushtrimGuraj

Pse Microsoft nuk i fsheh më “befasitë” në Windows?

KushtrimGuraj

Pse Microsoft nuk i fsheh më “befasitë” në Windows?

Valjeta Turkaj