Telenews

Me një ‘freestyle’, Gjiko i kërkon që të mos e fshehë më lidhjen me Borën – reagimi i Donaldit

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë qenë ndër personazhet më të përfolur kohëve të fundit.
Kjo pasi u komentua për një ribashkim të tyre, marrë parasysh edhe fotografitë e përbashkëta që qarkulluan gjatë pushimeve të dyshes në Itali.
Megjithatë, akoma nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e tyre dhe nuk kanë reaguar publikisht për këtë.

Foto: Screenshot/Instagram

Sido që të jetë, Gjiko ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj “Më lër të flas” dhe e ka ngacmuar Donaldin për këtë pjesë.
Derisa ishte në skenë duke bërë ‘diss’ me Romeon, krejt në fund reperi pejan iu drejtuar aktorit nga Vlora: “Boll më e fshehe se e kanë kuptuar të gjithë, thirre Borën merre Elitën dhe dalim në ‘double date’”.
Kjo nënkupton që të njëjtit të dalin si çift në një mbrëmje së bashku.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo shkaktoi të qeshura të mëdha në publik, por edhe nga vet Donaldi që shihej në humor të mirë.
Do të shohim në vazhdim se si do të rrjedhë raporti i dy yjeve të famshëm. 

Të ngajshme

Labinot Tahiri: Ju ftojë t’i mbledhim 200 mijë euro dhe tua blejmë nga një Mercedes-Benz krerëve të UÇK-së në ditën kur të lirohen

Yllka Gashi

Bora Zemani i përgjigjet me ironi komentit që e quajti “mendjemadhe dhe falso”

Rrezarta Ramaj

Shkurte Fejza lanson këngën, bashkëpunim me dy vajzat e saj

Yllka Gashi