Telenews

Me një lojtarë më pak afro gjithë ndeshjes, Reali merr fitoren e parë në Botërorin e klubeve

me-nje-lojtare-me-pak-afro-gjithe-ndeshjes,-reali-merr-fitoren-e-pare-ne-boterorin-e-klubeve

Real Madridi ka shënuar një fitore të rëndësishme në rrethin e dytë të Kupës së Botës për klube ndaj Pachucas me rezultat 3-1.

Ndeshja nuk nisi mirë për ta pasi vetëm pas gjashtë minutash mbetën me 10 lojtarë në fushë, kur me karton të kuq u ndëshkua Raul Asencio, shkruan Arbresh.info.

Por kjo nuk i pengoi Realit që t’i shënoj dy gola brenda kësaj pjese.

Fillimisht, Jude Bellingham në minutën e 35-të, realizoi për 1-0. Kurse tetë minuta më vonë, Arda Guler dyfishoi epërsinë.

Edhe pjesën e dytë, Reali krijonte raste dhe në minutën 70-të, realizoi golin e tretë ne anë të Fede Valverdes.

Dhjetë minuta para fundit, Montiel shënoi golin e nderit për Pachucan.

Me këtë fitore, Reali ka katër pa pikë pas dy ndeshjeve, kurse Pachuca eliminohet pasi nuk ka asnjë pikë në këto dy ndeshje

The post Me një lojtarë më pak afro gjithë ndeshjes, Reali merr fitoren e parë në Botërorin e klubeve appeared first on GazetaDemos.

Të ngajshme

Klubet e Kosovës: Kosovarët optimist për dalje në Evropë

Valjeta Turkaj

Debutoi me Kosovën në qershor, Florian Haxha drejt klubit elitar polak

Valjeta Turkaj

Luftëtari më i mirë në histori të MMA-së, Jon Jones i ka dhënë fund karrierës së tij

KushtrimGuraj