Telenews

Një studim i ri pohon se duhet të shmangni gjalpin, ky është zëvendësuesi më i mirë

nje-studim-i-ri-pohon-se-duhet-te-shmangni-gjalpin,-ky-eshte-zevendesuesi-me-i-mire

Njerëzit që konsumonin më shumë gjalpë kishin një rrezik 15% më të lartë vdekjeje krahasuar me ata që konsumonin më pak

Një studim i kohëve të fundit i Harvardit ka treguar se gjalpi në fakt nuk është aq i shëndetshëm sa besohet dhe se zëvendësuesi më i mirë i tij është në fakt vaji bimor.

Ky është sigurisht një lajm i keq për dashamirësit e gjalpit, pasi hulumtimet kanë treguar se konsumi më i lartë i gjalpit rrit rrezikun e vdekshmërisë, ndërsa konsumi më i lartë i vajit vegjetal e zvogëlon këtë rrezik.

Pjesëmarrësit në studim u ndanë në grupe sipas sasisë së gjalpit dhe vajrave bimorë që raportuan se konsumonin, dhe vdekshmëria e tyre u monitorua gjatë një periudhe deri në 33 vjet.

Njerëzit që konsumonin më shumë gjalpë kishin një rrezik 15% më të lartë vdekjeje krahasuar me ata që konsumonin më pak.

Në të kundërt, ata që konsumonin më shumë vajra bimorë kishin një rrezik 16% më të ulët vdekjeje krahasuar me ata që konsumonin më pak.

Një studim i botuar në revistën JAMA Internal Medicine zbuloi gjithashtu se një konsum më i lartë i gjalpit rriti rrezikun e vdekjes nga kanceri, ndërsa një konsum më i lartë i vajrave bimorë uli rrezikun e vdekjes nga kanceri ose sëmundjet kardiovaskulare, të tilla si goditja në tru ose ataku në zemër. Vajrat bimorë të shoqëruar me këto efekte të dobishme janë vaji i ullirit, i sojës dhe i kanolës.

– Gjalpi nuk përmban pothuajse asnjë acid yndyror esencial dhe ka një përqindje të moderuar të yndyrës trans – lloji më i keq i yndyrës kur bëhet fjalë për sëmundjet kardiovaskulare – tha studimi.

Nga ana tjetër, vajrat bimorë janë të pasur me antioksidantë dhe yndyrna të pangopura.

– Pak gjalpë herë pas here për shije nuk do të ishte problem, por për një shëndet më të mirë, përdorni vajra bimorë të lëngshëm sa herë që të jetë e mundur – si për gatim ashtu edhe për përdorim në tryezë – shtojnë ata në shpjegim.

Gjalpi është i pasur me yndyrna të ngopura – një substancë që mund të rrisë nivelet e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

Ushqime të tjera të pasura me yndyrë të ngopur përfshijnë copat yndyrore të mishit, salsiçet, byreku, djathi, salca e kosit, akulloret, çokollata, biskotat, tortat, pastat dhe disa ushqime të kripura si kokoshka, etj.

Të ngajshme

Si natyra përmirëson shëndetin me vetëm pak minuta ekspozim

Blearta

Vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizëm, komplikimet nga kjo sëmundje mund të jenë serioze

Blearta

10 raste me fruth, KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë”

Valjeta Turkaj