Telenews

Me plot energji pozitive, “Dardanët” nisin përgatitjet kundër Zvicrës

Pas fitores së madhe të arritur ndaj Sllovenisë, “Dardanët” me plot energji pozitive janë kthyer në stërvitje, për t’i vazhduar përgatitjet për ndeshjen ndaj Zvicrës, me të cilën do të përballet në “Fadil Vokrri” të martën e 18 nëntorit, me fillim nga ora 20:45.

“Forca Kosovë, të bashkuar drejt Botërorit!”, shkruan në postimin e FFK-së.

Skuadra e udhëhequr nga Franco Foda, pas triumfit ndaj sllovenëve ka arritur të prekë playoff-in për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Aktualisht, Kosova është e dyta në grupin K me 10 pikë, tri më pak se Zvicra e cila e kryeson këtë grup.

“Dardanët” mbrëmë shpresuan për një hap të gabuar të “helvetikëve” ndaj Suedisë e kjo në fillim dukej se po ndodhte pasi që suedezët në pjesën e parë arritën ta barazojnë rezultatin në 1:1.

Por, në pjesën e dytë ‘ushtria’ e ‘komanduar’ nga Granit Xhaka, triumfoi bindshëm me rezultat 1:4, e ky vet e realizoi golin e dytë nga pika e bardhë.

 

Të ngajshme

Vazhdojnë ethet në Ligën e Kampionëve, në program nëntë ndeshje sonte

Rrezarta Ramaj

“Duhet të ndryshojë, përndryshe do ta ketë vështirë”, vjen paralajmërimi për Viniciusin

Rrezarta Ramaj

Udinese emëron Paolo Zanettin trajner të ri pas shkarkimit të Runjaićit –

KushtrimGuraj