Telenews

Me rregulla të futbollit, goli i tretë i Argjentinës do duhej anuluar – VAR nuk e vuri re

Tifozët e futbollit pretendojnë se goli i tretë i Argjentinës kundër Francës nuk duhej të qëndronte – dhe për këtë arsye Les Bleus duhet të jetë kampion për herë të tretë.

Lionel Messi shënoi golin e dytë personal për rezultatin 3-2 në minutën e 108-të të finales në stadiumin Lusail, duke e vendosur topin në rrjetë pas goditjes së Lautaro Martinezit të rikthyer nga Hugo Lloris.

Kishte dyshime për pozicion jashtë loje, por përsëritjet treguan se Martinez ishte vetëm në linjë me mbrojtësin e fundit Jules Kounde që tentoi ta largonte topin nga porta, por tashmë kishte kaluar vijën e saj.

Megjithatë, polemika nuk ishte aty. Tifozët kanë vënë re se disa nga lojtarët e Argjentinës ishin tashmë në fushë përpara se topi të kalonte vijën dhe besojnë se duhet të ishte hequr goli si rezultat.

Shumë u tronditën që VAR nuk e shikoi më nga afër shkeljen.

Njëri tha: “Argjentina futet në fushë kur goli ishte shënuar, si e humbi #VAR-i këtë”.

Një i dyti komentoi: “Sapo i hodha një sy golit të tretë të Argjentinës, 3 futbollistë ishin në fushë para se topi të kalonte vijën. A nuk duhet të anulohet?”.

Një i tretë u shpreh: “Dy futbollistë të Argjentinës në fushë kur topi kaloi vijën – a duhej të ishte pranuar goli?”.

E katërti potencoi: “Argjentina vërshoi në fushë para se topi të futet, çdo shkelje e rregullave këtu @FIFAWorldCup”.

Të ngajshme

Zviceranët i shkaktojnë humbje të thellë Kosovës

KushtrimGuraj

Yamal do t’i mungojë Barçës ndaj Celtës

KushtrimGuraj

Kosova hyn për herë të parë në Top 100 kombëtaret më të mira në botë

KushtrimGuraj