Telenews

Më shtrenjtë se vjet, rriten çmimet e prodhimeve bujqësore

Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën për 5.8 për qind në Tremujorin e parë të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore u rrit për 7.0 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale shënoi rritje prej 4.9 për qind.

“Në TM1 2026, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 7,0 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 4,9 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025. Kurse, Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 5,8 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025”, thuhet në raportin e ndeksi i Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi TM1 2026.

Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale.

Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve.

Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro, kurse njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.

Të ngajshme

Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin, tregon se çfarë diskutuan

Rrezarta Ramaj

Qeveria shqiptare nënshkruan marrëveshje me Italinë për ndërtimin e anijeve luftarake në Shqipëri

Rrezarta Ramaj

Haxhiu çon ftesa te partitë për takim nesër

Valjeta Turkaj