Telenews

“Më treguan komshinjtë”, djali i Fadil Fazliut thotë se babai i tij u “kidnapua”, jep detaje

Djali i Fadil Fazliut, i arrestuar sot nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Fahriu, ka treguar detaje rreth asaj që ndodhi mëngjesin e sotëm.

Ai tha se lajmin për arrestimin e babait të tij e mori nga komshinjtë e tij. Sipas tij, ajo që hetuesit e Prokurorisë në Hagë kanë bërë, është kidnapim.

“Edhe paradite edhe pasdite isha në bazën e tyre në Fushë Kosovë, në EULEX. Kërkova përshëndetjen me babanë, nuk mu lejua. Prapë në mbrëmje kërkova, s’mu lejua. Sipas informacioneve, po mendojmë se të arrestuarit janë ende aty, pra në Fushë Kosovë, në bazën e EULEX-it. Më treguan komshinjtë për arrestimin, thanë që erdhën 3-4 vetura të EULEX-t dhe e kanë marrë. Fadili veç shkoi. U thash se dua ta di arsyen e arrestimit, më thanë që nuk kemi, ju tregojmë pastaj. Me ndodh një arrestim pa paralajmërim, është kidnapim”, tha Fazliu.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj