Telenews

‘Me zemër e krenari për çlirimtarët’, nxënësit e Malishevës dalin në protestë

Nxënësit e Malishevës kanë protestuar sot kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas protestës ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili është shprehur krenar me iniciativën e nxënësve.

Kastrati ka theksuar se dashuria për lirinë dhe respekti për ata që kontribuuan në të vazhdojnë të jenë të pranishme te brezat e rinj.

“Sot, nxënësit tanë në Malishevë marshuan për çlirimtarët, me zemër e krenari, duke dëshmuar se dashuria për lirinë dhe respekti për ata që e sollën atë, jetojnë fuqishëm te brezat e rinj”, ka shkruar Kastrati në rrjetet sociale.

Të ngajshme

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Yllka Gashi

Kushtetuesja bashkon lëndët e dorëzuara nga PDK

Yllka Gashi

Qendra “Gjenocidi në Kosovë” thirrje deputetëve: Gjeni konsensusin për zhbërjen e Dhomave

Yllka Gashi