Telenews

Mediat malazeze shkruajnë për “ferrin” që e pret Buduçnostin

Skuadra e Buducnostit takohet të enjten me Llapin me fillim nga ora 20:00, në kuadër të ndeshjes kthyese të raundit të parë kualifikues të Conference League.

Buducnost ballafaqohet me Llapin të enjtën dhe pritet që stadiumi të jetë i stërmbushur me tifozë shqiptarë të të gjitha trevave.

Mediumi malazez, Vijesti.me raporton se Buducnostin e presin 90 minuta të zjarrta në kryeqytetin e Kosovës.

“Futbollistët e Buduçnostit kanë udhëtuar drejt Prishtinës, ku të enjten do të përballen me ndeshjen e kthimit të xhiros së parë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës. Ata kanë një avantazh të bukur para duelit me Llapin (2:0), por i presin 90 minuta të zjarrta. Nga Kosova vjen lajmi se rivali do të ketë shumë përkrahje nga tifozët në stadiumin Fadil Vokrri, Lapi beson se mund ta rikthejë rezultatin”, shkruan mediumi malazez.

Të ngajshme

Ndeshjet e nëntorit, Kosova publikon listën e të ftuarve kundër Izraelit e Irlandës

Rrezarta Ramaj

Lista e Anglisë me plot befasi, ftohen dy vëllezërit, por jo edhe Palmer

Rrezarta Ramaj

Messi largohet, por askush nuk guxon ta marrë fanellën e tij – Argjentina lë bosh numrin 10 –

KushtrimGuraj