Telenews

Përurohet fusha e re sportive në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, Elshani: Sfidat nuk na ndalin!

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, së bashku me nënkryetaren Besianë Musmurati dhe drejtorin e Sportit, Granit Geci, kanë përuruar fushën e re sportive në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.

Kjo fushë moderne sportive do të jetë në shërbim të nxënësve të shkollës, por edhe të banorëve të lagjes “Muharrem Fejza”.

Elshani ka bërë të ditur se hapësira, e cila kishte mbetur e bllokuar për vite me radhë, tashmë është shndërruar në një ambient të përshtatshëm për aktivitete sportive dhe zhvillimin e talenteve të fëmijëve.

“Sfidat nuk na ndalin! Hapësirën e bllokuar prej vitesh e shndërruam në një fushë moderne për sport dhe zhvillimin e talenteve të fëmijëve tanë”, ka deklaruar Elshani.

Ai ka theksuar se investimi është dëshmi e rezultateve konkrete të punës së institucioneve komunale.

“Aty ku për vite kishte stagnuar puna, sot ka rezultate konkrete!”, ka përfunduar Elshani.

Të ngajshme

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

Rrezarta Ramaj

MASh, prindërve: Ruani librat, javën tjetër nisim verifikimin e përdorimit të mjeteve të subvencioneve

Rrezarta Ramaj

Shpallet në kërkim Adnon Jashari, i akuzuari për rastin e Diana Kastratit

Rrezarta Ramaj