Telenews

Medvedev: Rusia s’do të lejojë që të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka thënë që Rusia nuk do të lejojë shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore, por do të përgjigjet menjëherë dhe “superfuqishëm” në rast se sulmohet.
Medvedev që ka qenë një kohë edhe president i Serbisë përmes një postimi në Telegram, pasi vizitoi qendrën bërthamore në Sarov, tha se mburoja bërthamore e Rusisë përbëhet nga një arsenal armësh moderne dhe të besueshme që “ftohin ambiciet e atyre që janë të gatshëm të fillojnë Luftën e Tretë Botërore. E tyre apo e dikujt tjetër”, raporton Kosovo Online.
“Ne nuk do ta lejojmë këtë situatë. Por jemi të detyruar të ju kujtojmë vazhdimisht se në rast të një sulmi ndaj ne do të jemi në gjendje të japim një përgjigje të menjëhershme dhe super të fuqishme”, ka thënë ai.

Të ngajshme

Ish-modelja e Miss Switzerland akuzon Trumpin për përdhunim –

KushtrimGuraj

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj