Telenews

Mehaj: “Defender Europe 23” dëshmi e përgatitjes dhe profesionalizmit të ushtrisë sonë

Ministri i  Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”.

Ai është shprehur se ky ushtrim do të dëshmojë sërish përgatitjen dhe profesionalizmin e ushtrisë së Kosovës.

“Përgatitjet janë duke vazhduar, ushtrimet parapërgatitore të ushtrisë sonë, blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi. Në “Defender Europe 23”, ushtria e Kosovës do të marr pjesë me dy regjimente. Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të Regjimentit , nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane. Ushtrimi “Defender Europe 23”, do të dëshmoi edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë sonë”, ka shkruar Mehaj.

 

 

Të ngajshme

Koalicioni për Familjen e hap fushatën në Mitrovicë, theksohet rëndësia e përkushtimit për zhvillimin ekonomik

Donat Hashani

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Donat Hashani

Bekim Jashari reagon ashpër ndaj kritikuesve për aksionet ndaj strukturave paralele

Donat Hashani