Telenews

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në përmbyllje të vizitës në SHBA, e ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen edhe helikopterët Black Hawk, që si thotë ai, Kosova do t`i ketë në flotën e mbështetjes ajrore të ushtrisë.

Maqedonci, në një postim në Facebook, bëri të ditur se me këtë rast kanë takuar menaxhmentin e kësaj kompanie, ku është diskutuar për opsionet e përfshirjes së helikopterëve në inventarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Në përmbyllje të vizitës në ShBA, e vizitova fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të ndryshëm, ndër të cilët edhe helikopterët Black Hawk, që do t’i kemi në flotën e mbështetjes ajrore të ushtrisë së Kosovës. Së bashku me Gjeneral Jasharin e takuam menaxhmentin e kësaj kompanie, ku diskutuam për opsionet e përfshirjes së helikopterëve në inventarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ministri Maqedonci thotë se Kosova do te jetë më e sigurt me helikopterët që fluturojnë mbi qiellin e saj.

Të ngajshme

“Prania ushtarake në Evropë nuk është e përhershme”, thirrje nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Valjeta Turkaj

Detaje ekskluzive nga rasti i fajdes në Mitrovicë: Për 11 mijë euro i kërkoi 25 mijë, lirohet personi i dyshuar

KushtrimGuraj

Çmimet e prodhimeve bujqësore u rriten rreth 50 për qind

KushtrimGuraj