Telenews

Mehaj: Thellësisht i shqetësuar për pjesëtarët e KFOR-it të lënduar në veri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, shprehet se është thellësisht i shqetësuar për pjesëtarët e lënduar të KFOR-it në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ai shton se veprime të tilla nga grupe kriminale janë të papranueshme dhe minojnë përpjekjet për paqe.

“KFOR-i dhe Policia e Kosovës janë të përkushtuar për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët! Ne qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës dhe mbështesim përpjekjet për një Kosovë paqësore!”, shkroi Mehaj.

Të ngajshme

“Turp historik”, Muharremi kritikon mungesën e krerëve të institucioneve në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Vendlindja e Veselit: Flamuj mirëseardhjeje për kthimin e Lulit

Yllka Gashi

Pse burrat jetojnë më pak se gratë?

Yllka Gashi