Telenews

Mehmet Krasniqi thotë se lidershipi i LDK-së po i eliminon simbolet identitare të partisë

Ish-kryetari i Komunës së Obiliqit, Mehmet Krasniqi, ka thënë se lidershipi i LDK-së ka filluar t’i eleminojë simbolet identitare të partisë.

Sipas tij, cilido që merr guximin t’i futet një aventure që s’mund të jetë veçse e porositur, do të marrë mbi vete epitetin e rrënuesit në tentativë të bazamentit dhe historisë së LDK-së.

“Cilido që merr guximin t’i futet një aventure që s’mund të jetë veçse e porositur, do të marr mbi vete epitetin e rrënuesit në tentativë të bazamentit dhe historisë së ndritshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës si parti e djathtë, anti komuniste e orientuar në vlerat demokratike perëndimore, me ikonën, themeluesin e saj, Dr.Ibrahim Rugova”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

LDK-ja, e djathtë autentike, apo e majtë e konvertuar

Kur mungoi fotografia e Rugovës në përvjetorin e themelimit të LDK-së, shumë aktivistë zemërthyer besuan se është rastësi.

Kur filluan të eliminohen simbolet e saj që janë identitare e me reflektim kombëtar, menduam se lidershipi i ri i papërvojë, e besa edhe i pa familjarizuar mjaftueshëm me këtë ideologji e histori politike, i duhet kohë të akomodohet e adaptohet në krye të një partie djathtiste autentike, gjigande.

Kur vërshuan ngjyrat e simbolet si të ishin të internacionales socialiste e kur në tubime filloi të mos përmendej ma Rugova e rrallë LDK-ja e zëvendësuar me njëfarë lidhja…eee dukej “një dreq i madh ka hy këtu”.

Shto kësaj veprimet politike kopje partive të majta, si autokracia, mungesa e demokracisë së brendshme dhe mungesa e vijës ndarëse me të majtën në Kosovë, krejt këto në dukje ravijëzojnë një dëshirë, për të tjetërsuar diçka që s’mund të tjetërsohet.

Cilido që merr guximin t’i futet një aventure që s’mund të jetë veçse e porositur, do të marr mbi vete epitetin e rrënuesit në tentativë të bazamentit dhe historisë së ndritshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës si parti e djathtë, anti komuniste e orientuar në vlerat demokratike perëndimore, me ikonën, themeluesin e saj, Dr.Ibrahim Rugova.

Duhet vërtetë të jesh naiv apo i porositur të provosh këtë.

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj