Telenews

Melisa Lleshi: Dua ta adoptojë një fëmijë, ndoshta vitin tjetër

Melisa Lleshi është banorja më e re e Big Brother VIP Kosova.

Ajo i është bashkuar banorëve të tjerë, të cilët garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” gjatë ditës së sotme (e shtunë) ka bërë disa biseda me këngëtarin Blasta.

Në një moment, bukuroshja e njohur është shprehur se dëshiron ta adoptojë një fëmijë. Lleshi tutje në vazhdimësi të bisedës bën me dije se kjo mund të ndodh gjatë vitit të ardhshëm.

“Unë kam qejf të adoptoj një fëmijë, jam duke dashur të bëj shumë gjëra se ka shumë gjëra, edhe nga viti tjetër ndoshta”, tha ajo.

Melisa përndryshe që disa vite është futur në tregun muzikor shqiptar dhe ka realizuar disa këngë.

Të ngajshme

Dantella rikthehet fuqishëm: Modelet më të bukura të veshjeve dhe aksesorëve

Rrezarta Ramaj

Zbulohet shkaku i vdekjes së modeles Sahara Ray

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi në kërkim të qenushes së zhdukur, ofron 2 mijë euro shpërblim për atë që e gjen –

KushtrimGuraj