Telenews

Memli Krasniqi dhe zyrtarët e tjerë të PDK-së arrijnë në Burojë tek familja Thaçi

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi si dhe bashkëpartiakët e tij, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Elmi Reçica, Abelard Tahiri, e shumë të tjerë tashmë kanë arritur në Burojë të Skenderajt.

Ata janë parë duke hyrë brenda shtëpisë së hapur për ngushëllime tek familja Thaçi.

Krasniqi dhe zyrtarët e tjerë të PDK-së shkuan atje për të ngushëlluar nga afër familjen Thaçi për vdekjen e më të kryefamiljarit të tyre, Haxhi Thaçi. Pak më parë aty ka arritur edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza.

Babai i ish-presidentit Hashim Thaçi vdiq mbrëmë derisa po vazhdonte mjekimin e tij në QKUK.

Të ngajshme

QKUK hap konkurs për 30 pozita të kryeinfermierëve dhe kryelaborantëve

Rrezarta Ramaj

Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas gjatë 2025

Rrezarta Ramaj

Tre superndeshje në program, vazhdon spektakli i Botërorit 2026

Rrezarta Ramaj