Telenews

Memli Krasniqi: Lufta e drejtë e Kosovës, në aleancë me NATO-n detyroi Serbinë të dorëzohej

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 23 vjetorin e sulmeve të NATO-s theksoi se Lufta e drejtë e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK-ja, në aleancë me NATO-n, e detyroi Serbinë që të dorëzohej dhe mundësoi që Kosova ta fitojë lirinë.
Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se qytetarët e Kosovës gjithmonë do të jenë mirënjohës.
Lexoni të plotë postimin:
“23 vite më parë, forcat aleate të NATO-së nisën fushatën ajrore të bombardimit të Serbisë e Jugosllavisë, për t’i dhënë fund regjimit pushtues e gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit.
Për të nderuar sakrificën dhe luftën e gjithë ushtarëve të NATO-s që ishin pjesëmarrës të Operacionit Forca Aleate, së bashku me Kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, bëmë homazhe në Prizren, tek pllaka përkujtimore e pilotëve amerikanë, David Gibbs dhe Kevin Reichert, të cilët dhanë jetën në këtë mision mbrojtës për popullin tonë.
Lufta e drejtë e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK-ja, në aleancë me NATO-n, e detyroi Serbinë që të dorëzohej dhe mundësoi që Kosova ta fitojë lirinë – e sot të jetë e pavarur dhe aspiruese që të bëhet pjesë e aleancës veri-atlantike. Gjithmonë mirënjohës!”.

Të ngajshme

Aksion i policisë në veri, gjenden armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në një shtëpi të braktisur

Donat Hashani

Haradinaj reagon pas vdekjes së kandidatit për deputet nga AAK

Donat Hashani

Zbulohet identiteti i personit që u gjet i vdekur sot, ishte kandidat për deputet nga AAK

Donat Hashani