Telenews

Memli Krasniqi: Propozimin e LDK-së e diskutojmë nesër në Kryesi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një përgjigjie ekskluzive për klankosova.tv, ka thënë se nesër do ta diskutojnë propozimin e LDK-së.

Për këtë ai bëri të ditur se do mbahet takim i kryesisë së partisë.

”Qëndrimet tona lidhur me situatën e krijuar janë të qarta dhe konsistente. Ne kemi theksuar vazhdimisht se vendi nuk mund të mbetet peng i interesave të ngushta politike dhe se bllokada institucionale është pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po insiston me çdo kusht ta mbajë vendin në krizë.

Sa i përket propozimit të LDK-së, jam i informuar tashmë. Gjithsesi, vendimet e rëndësishme ne i marrim në organet e partisë, andaj nesër, në mbledhjen e rregullt të Kryesisë do të diskutojmë për të gjitha zhvillimet politike dhe për hapat e mëtejshëm”.

Të ngajshme

Nesër përpjekja e 12’të për konstituim, VV insiston në votim të fshehtë për Albulena Haxhiun

KushtrimGuraj

Lushaku-Sadriu e quan Pecin “shërbëtor” të Vetëvendosjes: Braktisi LDK-në për interesa personale

KushtrimGuraj

BE’ja do ta akuzojë formalisht Rusinë për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë

KushtrimGuraj