Telenews

MEMLI KRASNIQI: SOT FITOI DEMOKRACIA NË KUVENDIN E KOSOVËS

Pas dakordimit për themelimin e Komisionit Hetimor për Krizën Energjetike, sipas kërkesës së PDK-së e të mbështetur nga deputetët e opozitës, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se sot në Kuvendin e Kosovës fitoi demokracia.
Ai tha se me këtë veprim është ruajtur kushtetutshmëria dhe e drejta themelore e opozitës për hetim parlamentar e mbikëqyrje të punës së qeverisë.
“Përmes themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Menaxhimin e Krizës Energjetike, të nisur nga Partia Demokratike e Kosovës, me mbështetje të deputetëve opozitarë, do të zbardhim secilin fakt, do t’i japim përgjigje secilës pyetje dhe do të kërkojmë sqarim për secilin vendim që qeveria ka marrë muajt e fundit në menaxhimin e krizës energjetike në vend”, shkruan kryetari i PDK-së.
Krasniqi tha se qytetarët e Kosovës do ta kuptojnë se pse qeveria i detyroi të paguajnë 100 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike në emër të importit, kur Kosova prodhoi mjaftueshëm energji.
“Po ashtu, do të mësojmë se ku shkuan dhe si u shpenzuan mbi 100 milionë euro, të cilat u ndanë për të subvencionuar energjinë. Qytetarët kanë kërkuar llogaridhënie dhe transparencë – ne do të sigurohemi që ata t’i kenë të dyja”.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj