Një nga futbollistët më të mirë në Kosovë, Mento Zhdrella, i ka dhënë fund karrierës së tij pas dy dekadash.
Zhdrella lajmin e dha vet nëpërmjet Facebook-ut.
Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur për shumë skuadra si: Hysi, Prishtina, Feronikikeli, Dukagjini e Keku.
Ai ka luajtur po ashtu edhe për Kombëtaren e Kosovës.
“Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e karrierës sime, të gjithë trajnerët, klubet ku kam luajtur, të gjithë bashkëlojtarët, fansat, anëtarët e familjes dhe miqtë”, tha Zhdrella. /Telenews.al/

