Telenews

Mërgimtarit i kërkohet leje nga Serbia për t’u martuar në Gjermani, kërkon ndihmën e shtetit të Kosovës

Endrit Elmazi, qytetari nga Kosova që disa vite jeton dhe punon në Gejrmani.Së fundi, Endriti është përballuar me një ngjarje absurde pasi në dokumentet në shtetin gjerman figuron me dy kombësi: shqiptar dhe serb.

Në një letër publike drejtuar ministrës Donika Gërvalla, Elmiu shpreh mllefin për këtë situatë që e bën të ndjehet i fyer, andaj kërkon ndërhyrje që kjo gjë mos të ndodh më.

Gjithashtu, Endritit i është kërkuar që të merr leje nga Serbia për tu martuar. Ja letra e plotë e mërgimtarit Endrit Elmazi dërguar ministrës Gërvalla.

Letër e hapur për Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës

E nderuar Ministre,

Me dhimbje dhe indinjatë të thellë po ju drejtohem sot për t’ju informuar për një situatë absurde dhe ofenduese me të cilën jam përballur në Gjermani.

Familja ime është detyruar të largohet nga trojet tona për shkak të represionit dhe dhunës së regjimit serb. Sot jetojmë në Gjermani, por edhe këtu, pas kaq shumë vitesh, trashëgimia e një padrejtësie vazhdon të na ndjekë. Në regjistrat e Gjermanisë, unë dhe shqiptarë të tjerë nga Kosova figurojmë si qytetarë me dy kombësi: shqiptare dhe “serbe.”

Kohët e fundit, u detyrova të deklaroj me shkrim se nuk ndihem serb dhe nuk jam serb. Për më tepër, më është kërkuar që të marr leje nga Serbia për t’u martuar – një kërkesë që është jashtëzakonisht fyese për dinjitetin tim dhe për identitetin tim si shqiptar nga Kosova.

Është e papranueshme që unë, një qytetar i Kosovës, vend që ka shpallur pavarësinë e tij dhe është njohur nga shumë vende të botës, të trajtohem ende si një qytetar i Serbisë në dokumentet ndërkombëtare. As unë, as familja ime nuk kemi pasur kurrë ndonjë lidhje me Serbinë. Ne jemi shqiptarë nga Kosova dhe asgjë tjetër.

Ju bëj thirrje që ta ngrini këtë çështje në mënyrë urgjente me autoritetet ndërkombëtare. Është detyrë e institucioneve tona që të mbrojnë qytetarët e Kosovës dhe të sigurojnë që ne të mos përballemi më me këto lloj padrejtësish dhe poshtërimesh.

Pavarësia e Kosovës nuk është vetëm një çështje juridike, por edhe një çështje dinjiteti për secilin prej nesh. Si mund të lejojmë që, 16 vite pas shpalljes së pavarësisë, shqiptarët e Kosovës të trajtohen ende si shtetas të Serbisë?

E lus Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës të ndërmarrë hapa konkretë për t’i dhënë fund kësaj situate absurde dhe për të mbrojtur të drejtat tona si qytetarë të një shteti të pavarur.

Me respekt,

Endrit Elmazi

Të ngajshme

Arrestohet shqiptari në Austri, kapet me 12 kilogramë kokainë

KushtrimGuraj

Norvegji, nga janari 2025 mund të regjistrohen vetëm automjetet elektrike

KushtrimGuraj

“Shkolla shqipe në Belgjikë” – Ademi: Kemi hapur shkollë, ku në të janë 105 nxënës

KushtrimGuraj