Ish-finalisti i Big Brother VIP 3 Albania, Meriton Mjekiqi, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku rrëfeu për herë të parë situatën e vështirë që po përballet me djalin e tij.
Moderatori tregoi me emocion se ka humbur çdo kontakt me të birin dhe se i mungon shumë.
Ai gjithashtu iu drejtua ish-partneres së tij me një mesazh të hapur: “Problemet e mia vazhdojnë me nënë e djalit. Ka humbur çdo kontakt, nuk kam mundësi të di si është djali im. Djali ka bërë 7 vjeç, më mungon, dhe deri në fund do ta kërkoj. Besoj se gjyqet do të vazhdojnë dhe unë do i përgjigjem deri në fund”, u shpreh Meriton.
Ai shtoi se ndarjet e tyre nuk e kanë penguar drejtën që të takojë djalin.
“Faji që u ndamë nuk do të thotë që duhet të më mohohet e drejta e djalit. Nëse sheh intervistën, mjaftueshëm e ka tepruar kjo situatë. Ajo po e shfrytëzon këtë moment, duke luajtur me veten dhe duke më lënduar mua. Djali im është autik dhe mënyra e tij e komunikimit është shumë më e vështirë”, tha ai.
Meriton theksoi se, kur të ketë mundësinë për ta takuar sërish, do t’i tregojë të vërtetën djalit të tij.
“Kur ta takoj, do ia them të vërtetën time. Ai po rritet në një të vërtetë, por besoj se do ta kuptojë edhe realitetin tim. Jam falënderues për çdo gjë dhe e vlerësoj që është një nënë e shkëlqyer, por në raportin mes Loart-it dhe meje, ka abuzuar deri në maksimum”, tha mes të tjerash ai.

