Telenews

Njëri ra nga lartësia, tjetrin e zuri porta vdesin dy burra në Tiranë

Një 69-vjeçar ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Për këtë ngjarje policia ka arrestuar shtetasin E. N., 49 vjeç, dhe ka shpallur në kërkim A. K., 61 vjeç, bashkadministrues të subjektit që po ndërtohej, raporton JOQ.

Ndërkohë, në një rast tjetër të ndodhur po në Domje, është proceduar penalisht G. D., 52 vjeç, pasi gjatë riparimit të portës së banesës së tij është dëmtuar rëndë nga mekanizmi lëvizës I. R., 75 vjeç, i cili humbi jetën në vend.

Materialet për të dyja rastet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive ligjore.

Të ngajshme

Startech24.com – Teknologjia dhe produktet që ju duhen, vetëm një klikim larg

Rrezarta Ramaj

Hamza: Nuk dorëzohemi, angazhohemi për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Familjarët të pakënaqur me dënimin prej 10 vjetësh ndaj Gjokoviqit: Ku është drejtësia?

Rrezarta Ramaj