Telenews

Merr flakë bombola e gazit në Fier, pronarja e shtëpisë pëson djegie në fytyrë

Një bombol gazi ka marrë flakë këtë mëngjes në një banesë në lagjen Kastriot, Fier.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 në katin e tretë të një pallati. E zonja e shtëpisë arriti të shuante flakët, por pësoi djegie në fytyrë dhe nuk mundi të mbyllte bombolën. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, u shmang një shpërthim i mundshëm.

Banorët u evakuuan dhe zona u izolua për shkak të erës së gazit.

Gruaja e lënduar u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton TopChannel.

 

Të ngajshme

Kaos me librat shkollorë: MASHT-i thotë “mos i blini”, tekstet dalin në shitje –

KushtrimGuraj

Përplasje zinxhir në Gjakovë: Mercedesi godet Opelin, ai përfundon në një Škoda – gjashtë të lënduar, dy dërgohen në QKUK –

KushtrimGuraj

PDK-ja i dërgon letër Deharit: Thirre seancën për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën –

KushtrimGuraj