Telenews

Mesfushori brazilian cak i hajnave në Barcelonë, e ndalojnë dhe i vjedhin orën luksoze

Futbollisti i Gironas, Arthur Melo, është grabitur dje në qytetin e Barcelonës.

Braziliani u sulmua nga dy persona, ku i është vjedhura ora luksoze në një parking në Passeig de Gracia.

Fatmirësisht, Arthur Melo nuk ka pësuar lëndime fizike.

Gazeta spanjolle ”Marca” raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Mesfushori brazilian ka shfrytëzuar pak kohë të lirë për të bërë pazar dhe kur po merrte biletën e parkimit ka ndodhur e gjithë ngjarja. Në “një sekondë” njëri prej personave iu afrua nga pas dhe i vodhi orën luksoze , më pas iku me vrap dhe hipi në një motoçikletë ku e priste personi i dytë.

Nuk është hera e parë që braziliani pëson një incident të tillë , pasi në vitin 2019 shtëpia e tij u sulmua teksa po luante një ndeshje kundër Liverpool-it.

Të ngajshme

Sonte një duel tejet interesant në futbollin kosovar

Donat Hashani

Basketboll / Sonte Vëllaznimi të shpëtojë sezonin apo Prishtina në gjysmëfinale?

Donat Hashani

Lionel Messi vendos për të ardhmen e tij

Donat Hashani