Telenews

Basketboll / Sonte Vëllaznimi të shpëtojë sezonin apo Prishtina në gjysmëfinale?

Çerekfinalja e Superligës së Kosovës në basketboll mes Vëllaznimit dhe Prishtinës vazhdon sonte me ndeshjen e dytë të serisë, që do të zhvillohet në ora 19:00 në palestrën “Shani Nushi” të Gjakovës.

Pas humbjes së ngushtë në ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat 71:69, ku gjithçka u vendos në sekondat e fundit, kuqezinjtë e Gjakovës janë të vetëdijshëm se sonte luajnë për ekzistencë. Një fitore do të barazonte serinë dhe do ta dërgonte atë në ndeshjen e tretë vendimtare, ndërsa një disfatë do ta përmbyllte edicionin për ta.

Përballë tyre, Prishtina do të kërkojë që ta mbyllë serinë me 2:0 dhe të sigurojë kalimin në gjysmëfinale, aty ku tashmë e pret skuadra e Trepçës.

Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë në Gjakovë, me një përkrahje të madhe nga tifozët vendas në këtë duel jetik për Vëllaznimin.

Të ngajshme

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj

Harry Kane prin në votimin për Topin e Artë, lë pas Lamine Yamalin dhe Mbappén –

KushtrimGuraj