Telenews

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, Serbia e madhe nuk do të ndodhë

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ishte presidenti i fundit i Jugosllavisë, e cila po shkonte drejt fundit.

Ai gjatë ‘Takimit të Madh të Prishtinës’ për integrimet ndërshqiptare e ndërballkanike, ka bërë përgjegjës ish-kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq për të gjitha viktimat e shkaktuar në Kroaci, Bosnje e Kosovë.

Mesiq ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po i vazhdon politikat e Sllobodan Millosheviqit për krijimin e Serbisë së madhe, e cila sipas tij nuk mund të bëhet kurrë.

“Ende ka nga ata që si Millosheviqi të bëhet Serbia e madhe, por unë ju them se ajo nuk mundet të bëhet. Për të gjithë ata që mendojnë që Serbia mundet të bëhet një shtet i madh, unë ju them që Serbia është një shtet i vogël në Ballkan”, ka thënë Mesiq.

Takimi PanShqiptar- NdërBallkanik- EuroAtlantik me tematikë: Histori- Identitet- Integrim, u mbajt në kuadër të 25-vjetorit të luftës legjendare të UÇK-NATO dhe lirisë së Kosovës në Prishtinë, me mbi 600 të ftuar nderi./KP.

source

Të ngajshme

Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni

Erzana Fazliu

Sa vite të jetës shpenzon një person duke fjetur, “flet” studimi

Erzana Fazliu

Arrestohet ministri i Dodikut, ky e akuzon Prokurorinë se dëshiron ta destabilizojë Republika Srpskan

Erzana Fazliu