Telenews

“Manipulim”, a janë 100 eurot e ndara nga Qeveria në detyrë blerje votash 3 ditë para zgjedhjeve?

Vendimi i Qeverisë në detyrë për ndarjen e nga 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët, vetëm disa ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ka nxitur reagime dhe akuza për manipulim e blerje votash.

Analistja Afërdita Maliqi e ka cilësuar këtë veprim si manipulim të qytetarëve, duke thënë se ndarja e mjeteve financiare në prag të zgjedhjeve është e motivuar politikisht.

“Nëse thotë ‘votoni më 28 dhjetor dhe më 29 dhjetor i keni 100 euro në konto”, a nuk është kjo blerje votash dhe manipulim i qytetarëve?”, ka deklaruar Maliqi në emisionin “Ora 7”.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe analisti Avni Arifi, i cili në Klan Kosova ka theksuar se kjo është një praktikë e përdorur shpesh nga qeveritë në prag të zgjedhjeve.

“Është një strategji e përdorur shpesh nga çdo qeveri që i afrohet zgjedhjeve. Ky është një përdorim i buxhetit të shtetit për të fituar mbështetje politike dhe për të blerë vota. Këto para janë të qytetarëve të Kosovës dhe, për fat të keq, lajmin mbrëmë gjysma e Kosovës nuk e ka marrë vesh se nuk ka pasur rrymë”, tha Arifi.

Ndryshe nga këto qëndrime, gazetari Vullnet Krasniqi nuk e sheh ndarjen e 100 eurove si blerje votash.

“Nëse flasim me logjikën e blerjes së votës, nuk mundesh me shku sot me marrë mallin dhe pastaj me ia dhënë paratë”, ka deklaruar Krasniqi.

Të ngajshme

E dhimbshme: Ky është 55-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Skenderaj derisa po rregullonte çezmën e ujit –

KushtrimGuraj

Ambasadori britanik takon Presidenten Justina Shiroka-Pula: Do të forcojmë partneritetin me Kosovën –

KushtrimGuraj

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj